SYRI TV/ Plazh në Vlorë edhe në fund të shtatorit, pushuesit: Jemi më të qetë në këtë kohë

14:04, 25/09/2023
A+ Aa A-

Koha e vrenjtur dhe me re nuk i ka trembur pushuesit në Vlorë të cilët kanë vijuar plazhin. Kryesisht të moshës së tretë, pushuesit shprehen se në këtë fund shtatori çmimet janë më të favorshme për ta, madje në plazh ka më shumë qetësi se muajt korrik dhe gusht.

Nga SYRI TV

Edhe pse koha duket e vrenjtur pushuesit që janë relativisht në moshë të madhe shprehen se kjo kohë është me favorshme për ta dhe se çmimet janë edhe më lirë.

Të huajt vlerësojnë më tepër plazhin, natyrën e mrekullueshme, si dhe njerëzit të cilët i cilësojë mikpritës dhe shumë të mirë. 

“Unë jam nga Ukraina. Kam në Vlorë dy muaj, kam ardhur për të jetuar por edhe për të pushuar, sepse situata në Ukrainë nuk është e mire. Po jetoj në Vlorë dhe më pëlqen si qytet, njerëzit janë të mirë.”

Sipas informacioneve nga operatorët turistik të Vlorës sigurisht që numri prenotimeve është ulur ndjeshëm në shtator në krahasim me sezonin veror, por prenotimet mbeten 20-30% më lartë se shtatori i vitit të kaluar. Risia këtë vit është shumë-kombësia e turistëve edhe përgjatë shtatorit.

Gazetar:  G. Këllçiu 
Pamje: Syri TV
Montazhi: L. Kotri 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco