FOTO/ Burg përjetë për 52-vjeçarin shqiptar që vrau me thikë gruan e tij në Greqi

FOTO/ Burg përjetë për 52-vjeçarin shqiptar që vrau me thikë gruan e tij në Greqi

19:30, 22/09/2023
A+ Aa A-

52-vjeçari shqiptar i cili në fund të korrikut 2022 goditi vrau me thikë gruan e tij në Tsilivi të Zakynthos , u dënua me burgim të përjetshëm pa asnjë rrethanë lehtësuese.

Autori me origjinë shqiptare është shpallur fajtor për vrasje me dashje ndërsa njëkohësisht është dënuar me 8 muaj burg për tentativë vrasje dhe 9 muaj për armëmbajtje dhe dëmtim të pasurisë së huaj.

Viktima ishte nënë e tre fëmijëve. Disa orë para krimit, gruaja fatkeqe kishte shkuar për të disatën  herë për të denoncuar 52-vjeçarin për dhunë, por sapo është kthyer në shtëpinë e saj në Tsilivi, ai e ka sulmuar atë me shqelma dhe grushta. Më pas e futi me forcë në kuzhinë ku e goditi me thikë për vdekje. Madje, i tillë ishte tërbimi i tij, saqë thika që i mori jetën gruas fatkeqe ishte e shtrembër!

Pas krimit brutal ai u fsheh dhe të nesërmen u zgjua dhe shkoi në punë normalisht. Gjatë arrestimit, ai i kishte thënë policisë: “E vrava se po më mashtronte”.

41- vjeçaraja shqiptare kishte tre fëmijë (19, 14 dhe 8 vjeç) dhe punonte dy punë për t'i rritur. “Nëna ime kishte frikë. Ajo punoi dy punë për të mbajtur fëmijët e saj, si dhe atë. Babai im i shpenzoi të gjitha paratë e tij. Ata shpesh ziheshin. Edhe unë, edhe vëllai im kishim ndërhyrë shumë herë. Edhe duke e rrahur që të largohej. Por ai atje...”, kishte thënë djali i madh i çiftit ditën që u kap i ati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco