Maliq/ Banorët e zonës dhe policia shpëtojnë 6 turistët që humbën rrugën në pyjet e Dusharit

Maliq/ Banorët e zonës dhe policia shpëtojnë 6 turistët që humbën rrugën në pyjet e Dusharit

19:26, 22/09/2023
A+ Aa A-

6 turistë, të cilët për rreth dy orë kishin humbur rrugën në pyjet e Dusharit në zonën e Moglicës, Maliq janë shpëtuar nga banorët e zonës dhe policia.

Sipas informacioneve bëhet e ditur se për rreth 2 orë kërkime turistët janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Fillimisht ata u gjetën nga banorët e zonës që i njohin mirë ato rrugë dhe nga policia.

Aktualisht të 6-të po shoqërohen drejt qytetit.

Turistët ishin duke eksploruar pyjet e Dusharit me motorë dhe biçikleta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco