U përplas nga një makinë kur po ecte me biçikletë, rëndë një person në Korçë

U përplas nga një makinë kur po ecte me biçikletë, rëndë një person në Korçë

16:52, 22/09/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Korçës pasditen e së premtes. Një automjet ka përplasur një qytetar që po lëvizte me biçikletë.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se mjetit drejtohej nga një grua e cila u shoqërua në komisariat.

Ndërkohë, i aksidentuari ndodhet në spitalin rajonal të Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia e Korçës/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:15, në bulevard ‘Republika’, Korçë, automjeti tip ‘Benz’, me drejtuese shtetasen O. M., ka aksidentuar një biçiklist, ende i paidentifikuar, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesen e automjetit, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco