Kultivuan kanabis me vlerë 700 mijë paund, dënohen 2 shqiptarët në Angli (Emrat)

Kultivuan kanabis me vlerë 700 mijë paund, dënohen 2 shqiptarët në Angli (Emrat)

16:05, 22/09/2023
A+ Aa A-

Dy shqiptarë janë dënuar për kultivim te kanabisit pasi një numër marramendës i bimëve që mendohet se kapin vlerën e afro 700,000 £ u zbuluan në Leeds të Britanisë së madhe. Policia e West Yorkshire tha se oficerët kryen një bastisje në Cross Green, i fokusuar në një magazinë në Felnex Close në Cross Green.

Pas hyrjes në magazinë, policia gjeti drogë me një vlerë prej 677,250 £. Hetimet në vendngjarje i çuan detektivët te Marikseio Muçaj, 31 vjeç dhe Fatjon Mustaraj, 19 vjeç. Të dy shqiptarët u burgosën me dy vjet në Gjykatën e Kurorës së Leeds pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.

Një zëdhënës i policisë së West Yorkshire tha: “Dy burra janë burgosur pasi policia sekuestroi kanabis me vlerë pothuajse 700,000 £ nga lokalet në Leeds. Marikseio Muçaj, 31 vjeç dhe Fatjon Mustaraj, 19, të dy pa adresë fikse, u burgosën të dy për dy vjet në Gjykatën e Kurorës së Leeds sot (e enjte) pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.

Më 9 korrik të këtij viti, oficerët e ekipit policor të lagjes së Inner North West Leeds (NPT) ekzekutuan një urdhër për keqpërdorim të drogës në lokalet në Cross Green. Oficerët hynë në një magazinë të në Felnex Close dhe zbuluan se ajo po përdorej për prodhimin e kanabisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco