Arrestohet në Greqi 65 - vjeçari shqiptar për tentativë përdhunimi

Arrestohet në Greqi 65 - vjeçari shqiptar për tentativë përdhunimi

09:46, 21/09/2023
A+ Aa A-

Momente makthi ka përjetuar një 64-vjeçare në Zakynthos , e cila siç ka raportuar tek autoritetet, pasditen e së martës së kaluar se ka qenë viktimë e një rrahjeje dhe tentativës për përdhunim nga një 65-vjeçar shqiptar.

Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur pak pas orës 17:00 të pasdites në zonën e Ano Gerakarit . Sipas  64-vjeçares edhe ajo shqiptare burri e sulmoi, e rrahu dhe më pas tentoi ta përdhunonte. Mirëpo ai nuk ka arritur ta përfundojë veprën e tij të sëmurë pasi është vënë re nga një kalimtar i rastit dhe është larguar me vrap.

Pas sulmit, gruaja u transferua dhe qëndron në spitalin e Zakynthos për ndihmën e parë, ndërsa 65-vjeçari u gjet dhe u arrestua për tentativë përdhunimi, lëndim fizik, kanosje dhe fyerje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco