Prençi: Amant Josifi ka mashtruar me shuma sa gjysma e buxhetit të shtetit, ai ka ndikuar në tatëpjetën e euros

Prençi: Amant Josifi ka mashtruar me shuma sa gjysma e buxhetit të shtetit, ai ka ndikuar në tatëpjetën e euros

08:32, 21/09/2023
A+ Aa A-

Në studion e emisionit “Ora e Betit”, ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi zbuloi detaje nga veprimtaria kriminale e Amant Josifit, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, i përfshirë në skandalin e zhvattjes së miliona eurove përmes një skeme me call centera.

Shemsi Prençi: Kompania që operon armata e kompanive të Amnat Josifit ndodhet në një godinë shtetërore.

Ato kanë xhiruar përmes mashtrimit një shumë sa gjysma e buxhetit të shtetit në një vit.dhe kjo ka ndikuar edhe tatëpjetën e euros në Shqipëri.

Në 2017-ën ky sistem piramidal përmes call centerave filloi të lulëzojë me hapa galopantë. Policia nuk vepronte dot sepse një pjesë e tyre ishin të paguar për të mos folur rreth këtij fenomeni. Dhe çuditërisht heshtën ndaj këtij fenomeni.

Hetimet e kësaj kanë ardhur nga partnerët tanë. Nga Shqipëria janë mashtruar mbi 17 mijë persona” u shpreh ndër të tjera Shemsi Prençi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco