VIDEO/ Pasojat e zjarrit që pushtoi apartamentin në katin e dhjetë mbrëmë në Durrës

08:18, 21/09/2023
A+ Aa A-

Këto janë pamjet pas zjarrit që pushtoi një apartament mbrëmjen e djeshme në Durrës. Dëmet materiale janë të mëdha, po fatmirësisht nuk pati pasoja për njerëzit.

Sipas Policisë, "rreth orës 23:30, në lagjen nr. 4, pranë stacionit të trenit ra zjarr në katin e 10 të një pallati.  Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset.

Shërbimet e Policisë evakuan menjëherë banorët dhe nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar. Zjarrfikësit bënë të mundur  fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave  dhe shkaut të rënies së zjarrit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco