Aksidenti në Pogradec, vdes turistja italiane, arrestohet shoferi

Aksidenti në Pogradec, vdes turistja italiane, arrestohet shoferi

20:41, 19/09/2023
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës turistja italiane Elena Radaelli e cila u përfshi në një aksident në aksin rrugor ‘Pogradec-Lin’. Policia njofton se është arrestuar Artan Bali shoferi i makinës me të cilin u aksidentua me motor turistja italiane.

Njoftimi i Policisë së Pogradecit:

Vihet në pranga drejtuesi i automjetit, i përfshirë në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, si pasojë e të cilit ndërroi jetë drejtuesja e motomjetit.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e sotme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor ‘Pogradec-Lin’, pranë fshatit Udënisht, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., 31 vjeçe, banuese në Milano, Itali, e cila pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Korçës, u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco