Lajmi i fundit

VIDEO/ Erion Veliaj 7 orë e gjysëm në SPAK: Dhashë të gjitha shpjegimet për inceneratorët

EMRAT/ Kokainë nga Amerika e Jugut, kush janë 4 shqiptarët e arrestuar

EMRAT/ Kokainë nga Amerika e Jugut, kush janë 4 shqiptarët e arrestuar

12:14, 11/09/2023
A+ Aa A-

Një mega-operacion antidrogë i Antimafias dhe Antiterrorizmit italian, në bashkëpunim me autoritetet e 'Guardia di Finanza' ka çuar në ekzekutimin e 17 urdhër-arresteve, 13 nga të cilët janë italianë dhe 4 shqiptarë.

Gazetarja Alba Kepi siguron ekskluzivisht për Ora News dhe identitetet e personave të prangosur me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve, mësohet se shqiptarët e përfshirë në këtë rrjet kriminal janë: Nik Dauti- 44 vjeç; Nerdojan Hoxha- 30 vjeç; dhe dy vëllezërit Saimir dhe Engli Shllegaj, të moshave 37 vjeç dhe 33 vjeç. 

Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar droge nga Amerika e Jugut në Itali, në bashkëpunim me ndërmjetësin Mario Palamara të mafias kalabreze 'Ndrangheta', dhe ngritjen e një strukture kriminale të mirëorganizuar të transportit të kokainës në shtetin fqinj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco