Lajmi i fundit

Dhuna ndaj protestuesve/ Policia e pushtetit godet deputeten e PD-së Albana Vokshi

Po transportonte 8 emigrantë të paligjshëm afganë, arrestohet 31-vjeçari në Vlorë

Po transportonte 8 emigrantë të paligjshëm afganë, arrestohet 31-vjeçari në Vlorë

11:41, 11/09/2023
A+ Aa A-

Një 31 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi u kap duket transportuar 8 shtetas afganë. U Sekuestrua automjeti, shuma parash në euro dhe 1 celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë Vlorë:

DVP Vlorë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Drashovica”, për goditjen e një tjetër rasti të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim të kundërligjshëm të kufirit.

Transportonte 8 shtetas afganë, kundrejt pagesave, që ata të kalonin ilegalisht kufirin, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, shuma parash në euro dhe në dollarë, të përfituara nga transportimi, dhe 1 celular.

Në vijim të operacioneve policore të realizuara për goditjen e rasteve të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim të kundërligjshëm të kufirit, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Drashovica”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi I. S., 31 vjeç, banues në Lushnjë.

Në afërsi të fshatit Drashovicë, në aksin rrugor “Peshkëpi-Vlorë”, u ndalua për kontrolle, automjeti tip “Ford Focus”, me drejtues 31-vjeçarin. Në këtë automjet ishin 8 emigrantë me shtetësi afgane, të cilët po transportoheshin nga shtetasi I. S., kundrejt pagesave, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti “Ford Focus”, 150 dollarë dhe 50 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco