SYRI TV/ Porosit vrasjen e gruas, avokati Alban Bengasi lihet në burg

15:48, 08/09/2023
A+ Aa A-

Avokati Alban Bengasi doli para gjykatës së Posaçme ku u njoh me masën arrest në burg. I njohur si mbrojtësi ligjor i të fortëve, Bengasi që ndodhet vetë nën akuzë, mohoi të ketë porositur vrasjen e bashkëshortes së tij përkundrejt 120 mijë eurove. Ai tha se Nuredin Dumani nuk duhet marrë në konsideratë nga drejtësia dhe për këtë të fundit tha se e ka futur në rrugë pa krye. Bengasi pretendoi se edhe bashkëshortja e tij kërkon që çështja të pushohet dhe nuk ka arsye të qëndrojë në burg.

SYRI TV

Alban Bengasi i njohur si avokati i të fortëve, doli para Gjykatës së Posaçme ku u njoh me masën e sigurisë arrest në burg. Pak ditë pas vetëdorëzimit, si një nga të shumëkërkuarit në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, mohoi akuzat e ngritura nga SPAK, duke i dhënë edhe mesazhe kësaj strukture.

“Ju kanë futur në një rrugë pa krye, ju kanë orientuar gabimi. Nuk kam lidhje me akuzat. Më bashkeshorten kam marrëdhënie normale pavarësisht se jemi divorcuar. Kërkoj të hetohem pa masë”.

Alban Bengasi u shpall në kërkim pas deklarimeve të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit, i cili tha se avokati e kishte pajtuar me 120 mijë euro që ti vriste bashkëshorten pasi dyshohente se e tradhëtonte me shokun e ngushtë. Mbrojtësi i Bengasit, tha në gjykatë se edhe ish-bashkëshortja Blerta Ruçi kërkon që të pushohen  hetimet pranë SPAK, pasi ai nuk ka asnje lidhje me këtë ngjarje.

“Fakt që e ka kërkuar Blerta Ruçi (Bengasi) pranë SPAK, por edhe sot u paraqit deklarata noteriale që kërkon vetë Blerta që të pushohen hetimet ndaj Alban Bengasit”, tha avokati i këtij të fundit Elton Hyseni.

Ndërkohë vetë Bengasi, kërkoi nga Gjykata dhe Prokuroria të mos e marrin për bazë Nuredin Dumanin, duke dhënë disa argument.

“Ka 16 muaj që hetohet, dhe sot e kësaj dite Prokuroria nuk ka sjellë minimumin e provave që të vërtetojë pretendimet fillestare. Ka mbetur Prokuroria vetëm në deklarimet e gënjeshtërta të Nuredin Dumanit, i cili është një person që akuzohet për shumë vrajse, dhe kurrësesi nuk duhet të merret parasysh dëshmia e një personi të dënuar më parë i cili akoma akuzohet për një sërë vrasjesh”.

Mbrojtja e Bengasit dha se lënia në burg e tij, është e padrejtë, duke marrë në konsideratë faktin se ka nën kujdestari dy fëmijë të mitur dhe rrethana të tjera familjare. Prej rreth dy vitesh që kur u shpall në kërkim, Alban Bengasi qëndroi në arrati në Dubai, ku më në fillim të këtij muaj vendosi të zbresë në Rinas për t’ju dorëzuar autoriteteve shqiptare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco