'Zoti i drogës', mbërrin në Itali Alket Hatija, do kryejë dënimin me 20 vite burg

'Zoti i drogës', mbërrin në Itali Alket Hatija, do kryejë dënimin me 20 vite burg

09:18, 08/09/2023
A+ Aa A-

Ka mbërritur në Itali shqiptari Alket Hatija i arrestuar në Durrës më 30 gusht 2023.

Ai është ekstraduar pak orë më parë nga Shqipëria në Itali e do t'i nënshtrohet dënimit me 20 vite burg marrë nga drejtësia italiane më 2017.

Për autoritetet e këtij vendi ai njihet si "Zotëria i Drogës" e drejtues i një organizate trafiku kokaine e heroine.

Një vendim i shkallës së parë të Gjykatës së Durrësit pengoi më 2017 ekstradimin e tij në Itali me motivin se për të njëjta akuza e kishte kryer dënimin në Shqipëri.

Më pas më 2021 Gjykata e Apelit në Shqipëri hodhi poshtë këtë vendim e autorizoi ekstradimin e tij drejt Italisë.

Por prej shtatorit 2021 Alket Hatija humbi gjurmët, u shpall në kërkim e derisa u arrestua nga Policia shqiptare.

Tashmë ai është ekstraduar në Itali e do vuaj dënimin me 20 vite burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco