Austria: Qytetarëve kosovarë u lejohet kalimi me patentë shoferi të Kosovës

Austria: Qytetarëve kosovarë u lejohet kalimi me patentë shoferi të Kosovës

12:07, 07/09/2023
A+ Aa A-

Nga data 1 shtator 2023, qytetarët kosovarë kanë të drejtë të kalojnë nëpër Austri me patentë shoferi të Kosovës.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri njoftoi sot se që nga data 1 shtator 2023, pas ndryshimit të Ligjit Federal të Austrisë dhe aktit respektiv normativ lejohet kalimi nëpër Austri me patentë shoferi të Republikës së Kosovës.

Nga ky lehtësim përfitojnë këto kategori:

1. Qytetarët e Kosovës që në Austri ndodhen si vizitorë,
2. Qytetarët e Kosovës që nëpër Austri kalojnë transit,
3. Qytetarët e Kosovës që kanë qëndrim të përkohshëm në Austri.

Ky lehtësim nuk vlen ende për të gjithë ata qytetarë të Kosovës, të cilët në Austri kanë qëndrimin e tyre të rregullt me leje qëndrimi.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri dhe institucionet e Republikës së Kosovës, thuhet në njoftim, do të vazhdojnë angazhimin e tyre intensiv për njohjen e plotë të patentë shoferëve, e cila do të lehtësojë konvertimin dhe zëvendësimin e plotë të lejes së patentave për qytetarët e Republikës së Kosovës me leje qëndrimi afatgjatë në Austri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco