VIDEO/ ‘Coptohet’ Benzi në Fier, furgoni përmbyset, dy të plagosur nga aksidenti

11:25, 07/09/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në afërsi të Qafës së Koshovicës në Fier, ku janë përfshirë dy automjete.

Një automjet tip “Benz” është përplasur me një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po zbardhin dinamikën e këtij aksidenti të rëndë.

Përplasja ka qenë tepër e fortë aq sa furgoni ka dalë nga rruga ka përfunduar në kanalin anësor teksa është kthyer përmbys. Ndërkohë në këtë aks është krijuar edhe një radhë e gjatë automjetesh prej disa kilometrash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco