SYRI TV/ Pogradec, pranga një 27-vjeçari, kreu marrëdhënie me 13-vjeçaren, E mitura: E doja!

18:00, 03/09/2023
A+ Aa A-

Vihet në pranga një 27-vjeçar në fshatin Hodnisht në Pogradec, për shkak se dyshohet ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur 13 vjeçe. Vajza ka pohuar se me të riun ka pasur lidhje dhe aktin e ka kryer me dëshirë, pasi e kishte gënjyer për moshën.

Syri tv

Një vajzë e mitur vetëm 13-vjeçe dyshohet se ka rënë preh e abuzimit seksual. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hodnisht në Pogradec. Policia njoftoi se ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën. Ngjarja është zbuluar rastësisht nga familjarët e të miturës. Prindërit e saj kanë konstatuar se vajza kishte vendosur një foto profile me unazë martese në rrjetet sociale, e cila ka ngritur dyshime. Pasi kanë pyetur të miturën, prindërit kanë zbuluar lidhjen e saj me 27-vjeçarin, duke bërë dhe denoncim në polici.

Burime bëjnë me dije se vajza 13- vjeçare ka deklaruar para policisë se e gjithë marrëdhënia mes saj dhe 27 -vjeçarit ka qenë me dëshirë. Ajo ka shtuar se e ka gënjyer 27 -vjeçarin për moshën reale, duke shmangur përgjegjsinë për 27-vjeçarin. Por kjo gjë nuk i ka bindur efektivët e policisë, të cilët kanë bërë ndalimin  e të riut për veprën penale të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Nga ana tjetër 27 -vjeçari ka deklaruar para oficerëve se kishte qëllime serioze me të miturën dhe se nuk e dinte moshën reale të saj. I riu është shprehur se e ka dashur vajzën dhe ajo atë, duke dërguar edhe familjarë te prindërit e të miturës për të zyrtarizuar lidhjen. Por, sipas burimeve, ndonëse babai ka qenë dakord, nëna e vajzës ka kundërshtuar lidhjen. Vajza i ka thënë se ishte 14 vjeç e gjysmë dhe ai ka kërkuar të fejohet me të, ndërsa moshën reale të vajzës e ka mësuar vetëm pas arrestimit nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco