Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO SYRI TV/ Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, rrezikohet jeta e një familje

15:35, 03/09/2023
A+ Aa A-

Zjarri i shkaktuar nga një bombol gatimi, ka rrezikuar jetën e anëtarëve të një familje në Vlorë. Përshkallëzimi i situatës është parandaluar nga zjarrfikësit, të cilët kanë ngritur edhe shqetësimin për sigurinë e bombolave të gazit.

Nga SYRI TV

Shpërthimi i një bombole gazi, që përdorej për gatim, për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi në një familje në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Bombola ka pasur fillimisht rrjedhje gazi dhe më pas ka shpërthyer në flakë, duke sjellë zjarr në banesë, duke djegur elektroshtëpiaket dhe ambientin që përdorej për gatim nga familja.

Pronarët e banesës kanë lajmëruar zjarrfikësen e Vlorës, e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka mundur të parandalojë përshkallëzimin e situatës. Shefi i Zjarrfikëses, Luan Kapaj, në një deklaratë pas ngjarjes, u shpreh se bombola mund të shkaktonte një tragjedi, pasi rrjedhja e saj ka ardhur për shkak të presionit të krijuar nga tejmbushja në stacionet e gazit.

Zjarrfikësi i njohur vlonjat, tregoi gjithashtu, se në banesën në fjalë, por edhe në shumë raste të tjera, janë shqetësues edhe linjat e elektrike, të cilat shpesh herë mund të bëhen shkak për zjarre me pasoja të rënda, përfshirë edhe vetë zjarrfikësit.

Fatmirësisht, nga zjarri i kësaj të diele në Vlorë, u shënuan vetëm dëme materiale dhe jo pasoja për jetët njerëzore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco