Masakrohet në mesnatë një shqiptar në Romë

Masakrohet në mesnatë një shqiptar në Romë

17:06, 01/09/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë në zonën e San Felice në Romë, kur një 30-vjeçar shqiptar është masakruar nga disa persona, me grushte dhe sende të forta.

Sipas të dhënave, tre persona kanë zbritur nga një makinë dhe kanë ndaluar 30-vjeçarin, duke e goditur fillimisht në kokë dhe më pas edhe në pjesë të tjera të trupit. I riu është shembur në tokë me plagë të rëndë.

Shqiptari është lënë në mes të një pellgu gjaku dhe tre autorët e sulmit janë larguar me makinë sërish.

I riu ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Deri më tani hetohet për ndonjë larje hesapesh mes grupeve të ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco