I shpallur në kërkim, arrestohet duke hyrë në Shqipëri 32 vjeçari nga Korça

I shpallur në kërkim, arrestohet duke hyrë në Shqipëri 32 vjeçari nga Korça

14:50, 01/09/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 32 vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

nga verifikimet e kryera rezultoi se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 32 vjeçarin me iniciale R. M. banues në Korçë.

Njoftimi/ DVP Korçë

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Knock doën 2”.

-Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim R. M., 32 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

32-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Knock doën 2”, të finalizuar më datë 28.10.2022 nga strukturat e Policisë Korçë, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

- - -

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin P. Q., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volvo”, që ky shtetas drejtonte, gjetën një përforcues grushti, i cili i sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 25 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, sepse në lagjen nr. 4, Pogradec, pas një konflikti verbal me një shtetas tjetër, shërbimet e Policisë i kanë gjetur gjatë kontrollit fizik, një thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

-Në vijim të informacionit të dhënë më datë 30.08.2023, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases J. H., 36 vjeçe, banuese në fshatin Hudënisht, Pogradec, ju informojmë se kjo shtetase u gjet dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj nga banesa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco