Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Bombol gazi apo tritol? Policia jep sqarime për vdekjen e 50-vjeçarit në Selenicë

Bombol gazi apo tritol? Policia jep sqarime për vdekjen e 50-vjeçarit në Selenicë

10:35, 01/09/2023
A+ Aa A-

Policia ka dhënë sqarime për ngjarjen që ndodhinë Selenicë mëngjesin e ditës së sotme. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se nga veprimet  paraprake hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezulton se vendi i kësaj ngjarjeje nuk është brenda  banesës së shtetasit D. G., por në territorin e jashtëm të banesës së këtij shtetasi.

Grupi hetimor dhe ekspertët xhenierë,  në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën intensive për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje, për të përcaktuar çfarë ka shpërthyer, si dhe për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.

Njoftimi:

Selenicë, Vlorë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, sipas të cilit, një shtetas njoftoi sallën operative të DVP Vlorë, se në banesën e fqinjit të tij, shtetasit D. G., kishte shpërthyer një bombol gazi dhe si pasojë e shpërthimit, shtetasi D. G. humbi jetën, gjatë rrugës për në spital, ju informojmë se:

Nga veprimet  paraprake hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezulton se vendi i kësaj ngjarjeje nuk është brenda  banesës së shtetasit D. G., por në territorin e jashtëm të banesës së këtij shtetasi.

Grupi hetimor dhe ekspertët xhenierë,  në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën intensive për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje, për të përcaktuar çfarë ka shpërthyer, si dhe për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.

Në vijim do të informoheni për më shumë detaje mbi këtë ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco