Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Vlorë, shpërthen bombola e gazit në shtëpi, humb jetën kryefamiljari

Vlorë, shpërthen bombola e gazit në shtëpi, humb jetën kryefamiljari

07:56, 01/09/2023
A+ Aa A-

Një bombol gazi ka shpërthyer në Vlorë, në shtëpinë e 50-vjeçarit D.G.

Ai është plagosur rëndë nga shpërthimi dhe pavarësisht se është gjetur me shenja jete, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën rrugës për në spital.

Salla Operative e DVP Vlorë njoftoi se ka marrë një telefonatë nga një fqinj, se në banesën e shtetasit D.G  dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombol gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

Ndërkohë në vendngjarje po shkojnë grupi hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco