Kishte mbjellë 4 miniparcela kanabisi, arrestohet 33 - vjeçari në Shkodër

Kishte mbjellë 4 miniparcela kanabisi, arrestohet 33 - vjeçari në Shkodër

11:33, 28/08/2023
A+ Aa A-

Një 33 vjeçar që ishte shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë së Shkodrës për kultivim droge. Nga hetimet rezulton se 33-vjeçari Lazer Curri, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike, është autor i kultivimit të 245 bimëve kannabis, të asgjësuara më datë 9 Gusht.

Këto bimë narkotike u gjetën të kultivuara në 4 miniparcela rreth banesës së këtij shtetasi në fshatin Pepaj të Shkodrës, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco