Tiranë, arrestohen tre 30-vjeçarë, njeri me armë në brez

Tiranë, arrestohen tre 30-vjeçarë, njeri me armë në brez

11:19, 26/08/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka arrestuar tre djem, të tre rreth 30 vjeç, për faktin se njeri prej tyre mbante pistoletë dhe dy të tjerët nuk e kanë kallëzuar krimin. Mikel Mustafajt iu gjet pistoleta me municion, ndërkohë që ishte në makinë me dy të tjerët, Enea Turjan dhe Neritan  Sinanin.

Forca e Posaçme “Shqiponja" dhe Komisariati nr. 4 zhvilluan një operacion për qarkullimin e mundshëm me armë të të rinjve, operacion të koduar si "White", bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve: Enea Turja,31 vjeç, Miklel Mustafaj, 35 vjeç, dhe Neritan Sinani, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit në rrugën “Shefqet Kuka”, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" kanë ndaluar automjetin e drejtuar nga Enea Turja dhe ku ishin si pasagjerë Mustafaj dhe Sinani.

Gjatë kontrollit fizik të Mustafajt, shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe atij iu vunë prangat, por po ashtu edhe dy të tjerëve që kishin pasur dijeni dhe nuk e kishin kallëzuar krimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco