VIDEO/ Interpoli e zbulon në Durrës, anëtarin e një organizate kriminale - pamjet e arrestimit

VIDEO/ Interpoli e zbulon në Durrës, anëtarin e një organizate kriminale - pamjet e arrestimit

09:49, 25/08/2023
A+ Aa A-

Interpoli e ka zbuluar dhe e ka arrestuar në Durrës, një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar si anëtar i një organizate kriminale dhe trafikant droge. I arrestuari quhet Ermal (Fation) Skënder Dumo, 39 vjeç, banues në Durrës dhe do të ekstradohet në Itali, aty ku duhet të vuajë edhe dënimin.

Policia e Durrësit njoftoi se mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas në kërkim ndërkombëtar që fshihej në qytetin e Durrësit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, kanë organizuar  operacionin “Member”, për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.   

Gjatë operacionit, është kapur nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, shtetasi Ermal (Fation) Skender Dumo, 39 vjeç, banues në Durrës. 

Gjykata e Apelit në Trento, Itali  e ka dënuar Dumon me 6 vjet nëntë muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Procedurat për ekstradimin e tij do të kryhen nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco