FOTOLAJM/ Duke bërë ‘shqiponjën’, 800 emigrantë zbarkojnë në Britani

FOTOLAJM/ Duke bërë ‘shqiponjën’, 800 emigrantë zbarkojnë në Britani

09:38, 22/08/2023
A+ Aa A-

Më shumë se 800 emigrantë zbarkuan të hënën në Britaninë e Madhe duke shënuar rekordin për këtë vit.

Sipas Daily Mail, të paktën 16 varka mbërritën në jug të Anglisë të hënën, të favorizuar nga moti i mirë.

Kjo ishte dita më e ngarkuar për autoritetet kufitare, duke thyer rekordin e 10 gushtit, kur në vend mbërritën 756 emigrantë.

Gazeta shkruan se kjo është një tjetër goditje për kryeministrin britanik, Rishi Sunak, i cili ka pranuar më në fund se angazhimi i tij për të ndaluar gomonet mund të mos funksionojë plotësisht deri në zgjedhjet e ardhshme.

Më shumë se 25 mijë emigrantë kanë mbërritur në Britani me gomone që kur Sunak mori postin e kryeministrit.

Ndërkohë, Daily Mail publikoi foto të emigrantëve, ku shihet njeri prej tyre duke bërë simbolin e shqiponjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco