Këlcyrë, furgoni me 22 klandestinë arratiset nga policia, përplas dy mjete të tjera derisa kapet

Këlcyrë, furgoni me 22 klandestinë arratiset nga policia, përplas dy mjete të tjera derisa kapet

09:36, 22/08/2023
A+ Aa A-

Ka përfunduar fatmirësisht pa viktima, aventura e rrezikshme e një shoferi nga Lushnja, A.H. 34 vjeç, që transportonte 22 klandestinë me furgonin e tij në rrugën Përmet – Këlcyrë.

Shoferi, kur ka parë se është pikasur nga Policia, i ka dhënë gaz makinës dhe ka tentuar të arratiset, por në ndjekje e sipër është përplasur me mjete të tjera dhe madje ka plagosur lehtë edhe një inspektor policie para se të kapej.

Policia e Gjirokastrës njoftoi se zhvilloi një operacion të koduar  si "Road Guard 72" për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Si rezultat i një pune hetimore me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, kanë organizuar operacionin policor të koduar "Road Guard 72", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 34 vjeç, banues në Lushnje.         

Gjatë operacionit, në aksin nacional Përmet-Këlcyrë, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të një furgoni “Opel” me drejtues shtetasin A. H., i cili po transportonte kundrejt pagesës, 22 emigrantë nga vendet MENA. 

Në tentativë për të shmangur kapjen nga shërbimet e Policisë, shtetasi A. H. ka aksidentuar dy automjete që ndodheshin në rrugë, si dhe ka dëmtuar lehtë një punonjës policie që ishte në shërbim, i cili ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco