Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

Dibër, kapen tri të rinj të një familjeje duke shitur kanabis

Dibër, kapen tri të rinj të një familjeje duke shitur kanabis

09:27, 22/08/2023
A+ Aa A-

Policia e Dibrës ka kapur disa tre të rinj duke shitur doza kanabisi. 27-vjeçari A.K nga fshati Kastriot u arrestua, kurse dy bashkëpunëtorë të tij, i vëllai K.K. 21 vjeç dhe një i afërm U.L. 31 vjeç u proceduan për sigurimin, ndarjen në doza dhe shitjen e lëndës narkotike cannabis sativa.

Këtyre 3 personave me lidhje familjare dhe shoqërore me njëri-tjetrin, iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa që ishte ndarë në doza të gatshme për shitje.

Dosja e tyre i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco