Kosovë, nisin punimet në rrugën që lidh Gjakovën me Rekën e Keqe dhe Shqipërinë

Kosovë, nisin punimet në rrugën që lidh Gjakovën me Rekën e Keqe dhe Shqipërinë

08:54, 22/08/2023
A+ Aa A-

Kosovë - Në komunën e Gjakovës kanë nisur punimet në zgjerimin e një rruge që do ta lidhë qytetin e Gjakovës me Rekën e Keqe dhe dy pikat kufitare me Shqipërinë. Për të parë nga afër këto punime, atje ishte dje ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, njofton RTK.

"Jemi shumë të lumtur si qeveri e Kosovës, kur projektet tona që financohen prej granteve të performancës, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve", u shpreh ministri Elbert Krasniqi gjatë qëndrimit në Gjakovë, me rastin e fillimit të punimeve për zgjerimin e aksit rrugor nga "Ura e Tabakut" deri te "Ura e Ahmet Efendisë", rrugë kjo që lidh qytetin e Gjakovës me Rekën e Keqe dhe dy pikat kufitare në Qafë Morinë dhe Qafë Prush.

Shpend Emini, përfaqësues i DEMOS, tha se bashkëpunimi me Ministrinë e Pushtetit Lokal do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Projekti është mirëpritur edhe nga zyrtarët e Komunës në Gjakovë. Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës i tha se ky projekti ka vlerën rreth 1 milion euro. Sipas tij, skema të tilla e rrisin kualitetin nëpër komuna

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco