Trageti pëson defekt, radhë të gjata pasagjerësh në Portin e Vlorës

Trageti pëson defekt, radhë të gjata pasagjerësh në Portin e Vlorës

21:27, 21/08/2023
A+ Aa A-

Vonesa e një trageti, ka krijuar radhë të gjata këtë të hënë në Portin e Vlorës. Mësohet se trageti që duhej të nisej në orën 21:00 të mbrëmjes, ka patur probleme në Brindisi dhe si pasojë ka sjellë vonesë.

Sipas raportimeve, po kryhet një kontroll pas problemeve që shfaqi trageti ndërkohë që të shumtë janë ata të cilët duhet të kthejnë biletën për t’u nisur me tragetin tjetër.

Në këtë port është shënuar fluks udhëtarësh gjatë ditëve të fundit si në hyrje dhe në dalje, si pasojë e sezonit turistik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco