Pa rripin e sigurisë dhe i dehur, arrestohet shoferi në Tiranë. Tentoi të korruptojë policët me 200 Euro

Pa rripin e sigurisë dhe i dehur, arrestohet shoferi në Tiranë. Tentoi të korruptojë policët me 200 Euro

11:12, 20/08/2023
A+ Aa A-

Një shofer është arrestuar në kryeqytet nga Policia Rrugore pasi tentoi të korruptonte efektivët me 200 Euro për të shmangur gjobën.

27-vjeçari me iniciale M.M. u ndalua në Rrugën e Dajtit pasi nuk kishte vendosur rrip sigurimi dhe pas testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Për të shmangur gjobën, shoferi tentoi të korruptonte policët, por u arrestua. Ai akuzohet për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Sipas Policisë Rrugore, ka shkuar në 71 numri i shoferëve të arrestuar që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco