EMRI/ Pjesë e një organizate të trafikut të drogës, 26-vjeçarit shqiptar i vihen prangat sapo mbërrin në Itali

EMRI/ Pjesë e një organizate të trafikut të drogës, 26-vjeçarit shqiptar i vihen prangat sapo mbërrin në Itali

09:55, 20/08/2023
A+ Aa A-

Arrestohet shqiptari i kërkuar për trafik droge në kuadër të operacionit “Shqiponja e Bardhë”.

Robin Tafa, 26 vjeç, një shqiptar me banim në Bolzano, u ndalua në aeroportin e Veronës teksa po kthehej nga Shqipëria në Itali. I riu ishte në kërkim për shkak se ndaj tij ishte në pritje një masë sigurie nga gjyqtari hetues i Aostës, Maurizio D’Abrusco, me kërkesë të prokurorit Pasquale Longarini. Tafa ishte në kërkim pasi akuzohej se ishte pjesë e një organizate të përkushtuar ndaj trafikut të drogës. I riu ishte në kërkim në kuadër të operacionit “Shqiponja e Bardhë”.

Hetimet, të koordinuara nga prokurori Pasquale Longarini, kishin bërë të mundur goditjen e një organizate të dedikuar për trafikun e drogës, ndihmën dhe nxitjen e emigracionit të paligjshëm dhe vjedhjeve. Më 27 qershor, Guardia di Finanza kishte ekzekutuar 23 urdhra paraburgimi: 18 në burg dhe 5 në arrest shtëpie.

Në pranga përfunduan: Petrit Lekndreaj (34 vjeç) nga Aosta; Flamur Lekndreaj (28) nga Aosta; Ilir Lekndreaj (29) nga Roma; Frederik Lekndreaj (21) i Quart; Kujtim Lekndreaj (20) nga Aosta; Florian Molla (29) nga Opera (Milano); Artur Kocecu (27) nga Torino; Gering Kasa (25) nga Aosta; Aleksandër Dukati (25) nga Gignod; Astrit Pjetra (26) nga Mesero; Milan Sokol Gjoli (32) nga Sarre; Altin Brahja (27) nga Rimini; Besim Malaj (36) nga Saltrio (Varese); Bardh Get (29) nga Quart, të gjithë me origjinë shqiptare; dhe më pas Matteo Salvatore (25) nga Morgex; Salvatore Di Stefano (38) nga Nova Milanese dhe Szczepan Marek Racon (26) nga Aosta, një shtetas polak. Nga ana tjetër në arrest shtëpie: Shan Gjergjndreaj (27) nga Roma; Marian Turkaj (31) nga Malnate (Varese); Robin Tafa (26) nga Bolzano; Marjan Zogu (32) nga San Casciano Val Pesa (Firence), gjithashtu shtetas shqiptarë dhe Giovanna Giovinazzo (41) nga Aosta.

Tafa akuzohet se ka ndihmuar dhe nxitur emigracionin e paligjshëm. Hetimet zbuluan se në nëntor të vitit të kaluar ai dyshohet se kishte tentuar të fuste një tjetër shqiptar në Francë, duke e kaluar përmes tunelit të Mont Blanc, për të cilën pagoi 2000 euro. Sipas hetuesve, trafikantët e drogës e porosisnin drogën nga bashkatdhetarët me banim në Holandë, e sillnin në Itali me korrier dhe më pas e shisnin nëpërmjet të afërmve apo bashkatdhetarëve, por edhe shpërndarësve italianë. Gjithçka menaxhohej nga Shqipëria një bos i fuqishëm shqiptar. Kontaktuesi kryesor i ‘familjes’ ishte Sokol Gjoli. Nën drejtimin e tij organizata kishte nivele të ndryshme, deri te korrierët dhe tregtarët me pakicë të drogës.

Droga u shitej edhe konsumatorëve vendas, por kryesisht tregtohej në rajone të tjera. Në total, operacioni bëri të mundur sekuestrimin e mbi dy kilogramëve drogë dhe shtatë makinave të përdorura nga korrierët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco