Rrezikuan të mbyteshin, dy pushuese nga Maqedonia në gjendje të rëndë

Rrezikuan të mbyteshin, dy pushuese nga Maqedonia në gjendje të rëndë

20:50, 19/08/2023
A+ Aa A-

Dalin detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Golem, ku tre pushuese janë nxjerrë nga deti pasi kanë rrezikuar të mbyten.

Sipas policisë së Kavajës, dy pushuese njëra 66-vjeçarja me inicialet K. A., dhe një pushuese tjetër e paidentifikuar janë në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit.

Pushuesja e tretë me inicialet Sh. A., 48 vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut për jetën,

Policia e Kavajës/ Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në plazhin e Golemit, duke notuar, kanë rrezikuar të mbyten në det, 3 shtetase nga Maqedonia e Veriut.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, roja bregdetare dhe efektivët e Policisë Kavajë që ishin me shërbim në vijën bregdetare.

Të trija këto shtetase janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, për ndihmë mjekësore.

Shtetasja Sh. A., 48 vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja K. A., 66 vjeçe  dhe shtetasja tjetër, ende e paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, janë në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco