Policia përplaset me një kontrabandist në veri, plagoset një polic

Policia përplaset me një kontrabandist në veri, plagoset një polic

15:30, 19/08/2023
A+ Aa A-

Një oficer policie ka marrë lëndime të lehta trupore pas një shkëmbimi zjarri mes një personi të dyshuar për kontrabandë mallrash dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në fshatin Jashanicë të Komunës së Leposaviqit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtori Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, policët tentuan të ndalojnë veturën ‘Pikap’, por i dyshuari nuk ka ndaluar duke goditur një pjesëtarë të policisë si dhe ka gjuajtur me armë në drejtim të policisë.

Elshani tha se i dyshuari ka dal nga vetura dhe ka ikur, ndërsa në veturë kishte të ngarkuar miell.

‘Policia në fshatin Jashanicë të Komunës së Leposaviqit ka tentuar të ndalojë një veturë ‘Pikap’. I dyshuari nuk është ndaluar e gjatë tërheqjes së tij e ka goditur një policë. Besohet që ka pas shkëmbim zjarri mes policisë dhe të dyshuarit. I dyshuari ka ikur, dhe policia e ka konfiskuar veturën. Në veturë ka pas të ngarkuar miell’, ka thënë Elshani.

Po ashtu siç u shpreh zëvendësdrejtori Elshani janë duke punuar në drejtim të kapjes së të dyshuarit.

‘…Jemi duke punuar në drejtim të kapjes së tij’, ka thënë Elshani. /Telegrafi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco