SYRI TV/ Shqipëria, urë trafikimi drejt BE: Një 53-vjeçar transportonte 15 emigrantë nga Lindja

13:33, 19/08/2023
A+ Aa A-

Policia e Korçës ka arrestuar një 53-vjeçar nga Pogradeci i cili u kap në flagrancë duke transportuar 15 emigrantë nga vendet e Lindjes të cilët kundrejt pagesës synonin të kalonin në vendet e Bashkimit Europian. Ky shtetas, sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi me automjet, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar, por menjëherë është kapur dhe neutralizuar.

Nga SYRI TV

Shqipëria vijon të përdoret si tranzit për kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja për në vendet e Bashkimit Europian. Policia e Korçës, në kuadër të operacionit të koduar "Midnight 16", ka arrestuar një 53-vjeçar nga Pogradeci. Ky shtetas, kundrejt pagesës po transportonte 15 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit.  

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, në aksin rrugor "Qafë Plloçë-Pogradec", bënë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar. Shtetasi me inicialet P. G., sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi me automjet, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por menjëherë është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit në automjetin tip "Rexton", u gjetën 15 emigrantë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se 53-vjeçari do t'i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 2 celularë dhe një shumë parash.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco