SYRI TV/ Nis largimi i emigrantëve pas pushimeve, fluks i lartë automjetesh në dogana

13:18, 19/08/2023
A+ Aa A-

Pas përfundimit të pushimeve verore në atdhe, mijëra emigrantë shqiptarë janë dyndur drejt pikave doganore për t’u larguar në vendet e tyre të punës jashtë vendit. Kjo situatë ka sjellë fluks të lartë të automjeteve dhe pritje për të kaluar pikën doganore. Përgjatë 24-orëve të fundit, në pikën doganore Kapshticë kanë dalë 4721 qytetarë, por i lartë është edhe numri i emigrantëve që hyjnë në Shqipëri për pushime.

Nga SYRI TV

Nis largimi i emigrantëve nga Shqipëria. Pas përfundimit të pushimeve verore në atdhe, mijëra qytetarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, i janë drejtuar pikave doganore për t’u larguar për në Greqi apo shtetet e tjera.

Largimi i emigrantëve ka sjellë një fluks të lartë të automjeteve në pikat doganore Kapshticë dhe Qafë Thanë. Përgjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë dalë 4721, ndërsa kanë hyrë po një numër i lartë 4023 emigrantë. Ndërsa në pikën doganore Qafë Thanë kanë dalë 1880 persona ndërsa kanë hyrë 2174 të tjera.

Siç duket nga pamjet, radha e automjeteve është kilometrik. Qytetarët u është dashur të presin disa minuta po edhe një orë për ta kaluar pikën doganore.

Pala shqiptare po punon me kapacitet të plotë me 4 sportele për të menaxhuar trafikun e krijuar nga kthimi dhe largimi i emgrantëve ndërsa pala greke me 3 sportele.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco