Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Kretë: 12-vjeçari shqiptar në spital me plagë, i keqtrajtuar nga babai e njerka

Kretë: 12-vjeçari shqiptar në spital me plagë, i keqtrajtuar nga babai e njerka

09:58, 18/08/2023
A+ Aa A-

Greqi - Përveç plagëve, mjekët kanë konstatuar se fëmija ishte nën peshë -  Mjekët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe kanë nisur hetimet për rrethanat në të cilat është plagosur.

Një fëmijë 12 - vjeçar është shpurë në spital me lëndime në fytyrë, konkretisht në veshë. Ngjarja është regjistruar të shtunën e kaluar.

Gjatë shtrimit në spital, fëmija u ka thënë  mjekëve se është goditur nga prindërit dhe për shkak të këtyre goditjeve kanë ardhur edhe dëmtimet.

Gjithashtu theksohet se përveç plagëve, nga mjekët fëmija është konstatuar edhe  nën peshë për moshën 12- vjeçare.

Mjekët menjëherë kanë  njoftuar policinë për ngjarjen dhe kanë nisur hetimet për rrethanat në të cilat mbeti i plagosur fëmija. Ngjarja ka ndodhur në një fshat në Vianno të Heraklionit, në një familje shqiptare, por policia nuk i ka arrestuar autorët pasi kishte skaduar koha kur fëmija denoncoi ngjarjen. 

Prindërit e fëmijës ishin me origjinë shqiptare dhe sipas flashnews  babai i fëmijës jeton me partneren e tij.

Tashmë për ngjarjen është njoftuar prokurori, ndërsa çështja është në fazën e deponimit.

Fëmija është në gjendje të mirë, megjithatë sipas informacioneve të mediave vendase ai vazhdon të qëndrojë në Klinikën Psikiatrike të Pediatrisë të Spitalit Universitar deri në zbardhjen e rastit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco