VIDEO/ Përfshihet nga flakët kamioni në Lushnje, vetëm disa metra larg pikës së karburantit

21:06, 15/08/2023
A+ Aa A-

Një kamion me targa të Tiranës është përfshirë nga flaket mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë.

Drejtuesi i kamionit ka pikasur tymin që ka dalë nga pjesa e parme e kamionit dhe ka hapur krahun menjëherë në anë të rrugës. Pas tymit kamioni është përfshirë nga flakët të cilat raportohet se u përhapën me shpejtësi.

Mësohet se flakët përfshinë menjëherë mjetin duke krijuar panik te mjetet që kalonin pranë, por edhe te një pikë karburanti që ndodhej vetëm 50 metra larg.

Sakaq, menjëherë në vendngjarje kanë ardhur zjarrfikësit e Lushnjës, Divjakës, dhe Rrogozhinës të cilët bën të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se shkak ka qenë një avari në linjën elektrike të mjetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco