Skema e mashtrimit me Call Center/ Zhvatën 5 mln euro, hiqeshin si italianë, belgë e britanikë

Skema e mashtrimit me Call Center/ Zhvatën 5 mln euro, hiqeshin si italianë, belgë e britanikë

20:23, 15/08/2023
A+ Aa A-

Milionat e eurove të zhvatura qytetarëve europianë përmes call centerave pastrohen në Shqipëri.

Në një raport zyrtar të drejtorisë së parandalimit të pastrimit të parave, thuhet se pas drogës dhe precedentëve të mëparshëm kriminale, që mbajnë vendin e parë dhe të dytë; aktiviteti i mashtrimit kompjuterik nga grupet kriminale zë vendin e 3 si burim të ardhurash të paligjshme.

Por mënyra se si kryhen transaksionet e parave mbetet ende e vështirë për tu zbuluar përderisa hetimi më i fundit pranon se transaksionet zhduken përmes portofolëve bitcoin. Vështirësia e hetimit pranohet edhe nga njëri prej prokurorëve të SPAK, që ju përgjigj pyetjes së TCH gjatë një konference italo-shqiptare.

“Paratë mund të gjurmohen deri në një farë vendi dhe më pas kthehen në kriptomonedha në llogari të papërcaktuara”- tha Eneid Nakuci.

Të dyshuar se zhvatën gati 5 milionë euro, të dyshuarit po përballen me akuzat e SPAK që i dyshon grup të strukturuar kriminal dhe mashtrim kompjuterik, teksa ata punonin nën rregulla të forta , ku parashikohej edhe heqja e shpërblimit nga 50 euro deri në 1 mijën euro nëse nuk garantonin një depozitë prej 30 mijë euro në muaj.

Gara midis operatorëve nuk kryej për shkak të pagës prej 1500 eurove në muaj, e për shkak të performancës që duhet të kishin por për shkak të bonusit që paguhej për çdo mashtrim që ata kryenin.

Grupi përmes call center ka mashtruar një listë të gjatë shtetasish Italian dhe sipas dosjes që Top Channel. rezulton se hetimet nisen nga partnerët pas denoncimit të 83-vjecarit Alfredo Buenco, i cili investoi 700 mijë euro në Amazonë.

I moshuari u kontaktua nga operatorë financiarë të prezantuar si Bruno Lezama, Silvi Nelson, Oliver Perru, Simon de Stanis dhe Jasemin Ferreti, që të gjithë shqiptarë që punonin në Call Center në zonën Laprakës.

Agjensia nacionale e krimeve në Britani i ka kthyer përgjigje drejtësisë italiane që sakaq kishte ngritur skuadër të përbashkët me SPAK për numrat që rezultonin dixhitalë dhe ndërkohë po fusnin dhjetëra qytetarë të tjerë në kurth.

Call Centeri administrohej nga një grua e identifikuar si Elisa Caci, ndërkohë që përgjimet ekspozojnë edhe Gilberto Pushanin që konsiderohet si shefi.

Në dokumentet e sekuestruara dhe këqyrjet e kompjuterave, vërehet se punonjësit ishin ndarë në 5 grupime patriots, turbo, discover, devils dhe avengers, ku secili ka role specifike.

SPAK thekson në dosje se “operatorët e Call Centerave kishin komisione të shkëlqyera të cilat i lejonin të merrnin të ardhura shumë të mira se pagat mesatare mujore që aplikohen në Shqipëri”.

Por megjithatë ata punonin me kushtin për të siguruar 60 klientë brenda 15 javëve në mënyrë që të mos rrezikonin vendin e punës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco