Hyri në lokalin plot me njerëz dhe qëlloi për vdekje me armë një person, vetëdorëzohet pas 8 ditësh autori i krimit

Hyri në lokalin plot me njerëz dhe qëlloi për vdekje me armë një person, vetëdorëzohet pas 8 ditësh autori i krimit

18:08, 15/08/2023
A+ Aa A-

Është vetëdorëzuar në polici, Tush Frroku si i dyshuar për ngjarjen e ndodhur më 7 gusht të këtij viti, ku ky i fundit hyri brenda një lokali plot me klientë dhe qëlloi me armë zjarri një person.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ku pritet që Frroku të merret në pyetje lidhur me ngjarjen.

“Tush Frroku gjendet në stacion policor, i njëjti do të ndalohet fillimisht me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, ndërkaq brenda afatit ligjor prokurori i shtetit do të parashtroj kërkesën e paraburgimit ndaj tij për veprën “vrasje e rëndë”, deklaroi prokurori.

Kujtojmë se ngjarja e ndodhur brenda lokalit bëri që njerëzit e pranishëm të ngriheshin nga tavolinat, ndërsa autori i dyshuar u largua nga vendngjarja me armën në dorë.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Pejës, por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.  Sipas policisë së Kosovës, e cila ka publikuar edhe foton e tij Tush Frroku gjatё arratisjes nёn kërcënimin e armës i ka grabitur automjetin një qytetari dhe ёshtё larguar nё drejtim tё Gurrakocit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco