Ishte deklaruar e humbur prej 3 ditësh, gruaja gjendet pa shenja jete brenda një kanali në Mamurras

Ishte deklaruar e humbur prej 3 ditësh, gruaja gjendet pa shenja jete brenda një kanali në Mamurras

16:28, 14/08/2023
A+ Aa A-

Një grua ka humbur jetën pasi është rrëzuar në një kanal në Mamurras.

82 vjeçarja është gjetur pa shenja jete në një kanal në afërsi të banesës së saj rreth orës 14:30.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:30, në një kanal në afërsi të banesës së saj, në Mamurras është gjetur pa shenja jete, shtetasja G. L., 82 vjeçe.

Nga këqyrja e trupit të 82-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se shtetasja G. L. është rrëzuar aksidentalisht në këtë kanal dhe për këtë shkak, ka humbur jetën.

Kjo shtetase, më datë 11.08.2023, është deklaruar e humbur, nga familjarët e saj. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco