VIDEO/ Protestë e aktivistëve në Butrint, Guri: Butrinti herë epir e herë ilir, por gjithmonë shqiptar!

12:48, 14/08/2023
A+ Aa A-

“Butrinti pellazg, epir, ilir, arbnor dhe shqiptar” ishte në qendër të protestës së organizuar paraditen e sotme tek hyrja e Parkut Kombëtar të Butrintit. Merrnin pjesë një grup aktivistësh të Sarandës si dhe ambjentalisti Sazan Guri e shkrimtari dhe botuesi Arben Kondi.

Sazan Guri u shpreh: “Butrinti, shpirti i kombit tim. Shpirti i kombit tënd, shpirti i kombit tonë. Butrinti herë epir e herë ilir por gjithmonë shqiptar! Prandaj vijmë sot për të thënë se jemi zot të fatit tonë, për të thënë që jemi kapitenë të shpirtit tonë që do të thotë se gjithkush i ka borxh atdheut diturinë, historinë që duhet t’ia njohë dhe duhet ta përcjellë. Por ka edhe nga ata të cilët ia marrin këtij atdheu gjakun, historinë dhe shpirtin e tij.

Prandaj kemi ardhur sot për të thënë që këtu paguajnë jo pak 30 mijë qytetarë shqiptarë dhe të huaj në ditë nga 10 mijë lekë të vjetra ose 10 euro, ku ky lek nuk shkon për të mëkëmbur sheshet e tjera arkeologjike shqiptare apo për vetë Butrintin, por shkojnë në xhepat e Fondacionit të krijuar gjoja për një menaxhim të tij, kur të gjitha lekët i fut në xhep të tij apo të qeverisë, që më bën të dyshoj që Kryeministri dhe ministrja e kulturës janë pjesë e këtij korrupsioni masiv; ku UNESCO nuk e lejon që një park i tillë arkeologjik të merret dhe të vihet në veprim nga fondacione private apo të huaja por të investohen, menaxhohen nga shteti që është palë e këtij investimi strategjik historik. Prandaj jemi këtu për të shpuar “tullumbacen”, për t’u thënë gjithë këtyre turistëve paguani që të mashtroheni se e vërteta është pikërisht në librat e historisë së vërtetë të Shqipërisë dhe të autorëve shqiptarë.

Zoti Guri: 30 mijë vizitorë në ditë? 

Guri:  30 mijë në ditë herë 10 euro dhe qeveria shqiptare e ka dhënë që gjoja ta menaxhojë, por e ka dhënë që ta kthejë në ideologji dhe doktrinë greke sepse aty thuhet që Butrinti iu dha pa dashje, gabimisht Shqipërisë në Konferencën e Londrës në 1913 dhe ky kryekomisioner thotë që këta luftuan me venecianët. Nuk përmend që luftoi Skënderbeu me turqit. 

Zoti Guri, deri do të shkojë zëri juaj që Butrinti të jetë Butrint dhe të jetë i shqiptarëve. 

Guri:  Ne sapo kemi marrë përgjigje nga Gjykata Kushtetuese se gjoja akademia apo shoqata “Aleanca e Butrintit” dhe shumë të tjerë që u paraqitën në gjykatë na erdhi si vendim që  ju nuk plotësoni kushtin radiopersonal që do të thotë ju nuk prekeni. Sikur ne jemi pronarë të Butrintit na u prek interesi ndërkohë që statusi i akademisë ku ne jemi pjesëtarë me zotin Kondi dhe shumë të tjerë, që statusi mbron çdo pikë, çdo  shesh, çdo cm katror që është kulturë apo etnokulturë shqiptare bashkëkombas e mbron kjo akademi apo secili nga ne. Ne do të shkojmë në Gjykatën e Strasburgut dhe kemi përgatitur ankimimin për UNESCO për të kërkuar të drejtën tonë. 

Kurse Arben Kondi tha: “ Jam Arben Kondi, shkrimtar i Çamërisë. Gjithë këta mijëra e mijëra turistë që ju shihni sot këtu, gjithë ky lek që mblidhet ku shkon?! Nuk shkon në investim për përmirësimin e Parkut të Butrintit. Dhe e dyta dhe më e keqja. Gjithë ky drejtues, grup drejtues që është në bashkëpunim për fat të keq me shtetin shqiptar i kanë dhënë kohëve të fundit Butrintit ngjyrim helen.

Unë dua të them diçka. Unë që jam shkrimtar çam Arben Kondi, që gjyshërit e mi e kanë shtëpinë pas këtyre kodrave. Eshtë Konispoli, Shalësi, Vërva, unë çam - jam helen?! Se Butrinti është rrënja ime, Butrinti është rrënja e çamëve, është rrënja e epirotëve, është rrënja e pellazgëve, është rrënja e shqiptarëve të sotëm. Janë rrënjët e katragjyshërve të mi.  Unë çam jam, jam shqiptar, s’jam helen, s’jam grek. Kjo është e dhimbshme. Ngjyrimi, ngjyrimi helen që po merr kohët e fundit ky park. Këto mijëra e miliona dollarë që nuk shkojnë për investime në Butrint apo në hapësirat përreth po për fat të keq shkojnë në xhepin e atyre që janë të lidhur me shtetin tonë.” 

Sazan Guri shtoi: Dhe tani vijnë dy arkelogë kubanezë të paguar për të thënë mashtrimin. Prandaj kur mashtrimi thuhet shumë herë e vërteta duhet thënë akoma më shumë. I bëj thirrje çdo qytetari shqiptar të lexojë, studiojë, të mbrojë historinë e kombit të vet. Këtyre dy kubanezëve u bëjmë thirrje bëni kujdes, matuni me të vërtetën ose kthehuni mbrapsht nga keni ardhur. Sepse Butrinti është shqiptar, epir, ilir asnjëherë helen. Këtu kanë ardhur vetëm skllevër apo gjeneralë romakë për të pushuar në këtë vend  të butë prandaj edhe quhet Butrint, ku butë rri, prandaj u themi këtyre dy arkeologëve, ose matuni me të vërtetën ose kthehuni mbrapsht dhe mos e bëni doktrinën duke gënjyer pikërisht këta mijëra vizitorë që vijnë dhe paguajnë për të dëgjuar të pavërteta. Në këto kushte ne kemi plot fakte se si komisioni dhe komisioneri më shumë po e kthen në doktrinë dhe nga doktrinë kërkon ta jetësojë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco