Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta takim me strukturat e PL në Berat

Shpërthen gazi në një nga galeritë e minierës në Bulqizë, pësojnë djegie 3 minatorë

Shpërthen gazi në një nga galeritë e minierës në Bulqizë, pësojnë djegie 3 minatorë

12:41, 14/08/2023
A+ Aa A-

Një sasi gazi ka shpërthyer në një galeri miniere në Bulqizë paraditen e sotme.

Raportohet se 3 punëtore kanë pësuar djegie të rënda dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas shpërthimit janë evakuuar nga galeria të gjithë punëtorët.

Bulqizë/ Informacion paraprak

Në një subjekt minerar,  në Bulqizë, gjatë punës në nivelin 17 të pusit,  dyshohet se ka shpërthyer një sasi gazi dhe për pasojë kanë pësuar djegie trupore tre punëtorë që ndodheshin në këtë nivel, konkretisht shtetasit F.S; Rr.K., dhe A.Ç. Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë menjëherë evakuimi i të gjithë punëtorëve nga fronti i punës dhe  rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll.

Situata aktualisht është normalizuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco