Vijon aktive vatra e zjarrit në venddepozitimin e mbetjeve në Kukës, rrezikohet masivi me dushqe

Vijon aktive vatra e zjarrit në venddepozitimin e mbetjeve në Kukës, rrezikohet masivi me dushqe

10:49, 11/08/2023
A+ Aa A-

Vijon të mbetet aktive vatra e zjarrit në venddepozitimin e mbetjeve në Mamëz të Kukësit.

Prej më shumë se 24 orësh shërbimet zjarrfikëse të bashkisë dhe emergjencave civile Kukës po punojnë për mbajtjen nën kontroll dhe mos përhapjen e zjarrit.

Të nxitur edhe nga përmbajtja e mbetjeve në vendepozitim por edhe era e fortë, zjarri është aktiv dhe rrezikon përhapjen në masivin pyjor me dushqe përreth venddepozitimit.

Drejtori i shërbimit zjarrfikës Gafurr Rexha thotë se për momentin po punohet për kufizimin e përhapjes së mëtejshme të vatrës.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco