FOTO/ I bënë atentat në Greqi, 51-vjeçari i akuzuar për vrasje, kushëriri i Aleksandër Sadikajt që u ekzekutua me tritol në Tiranë

FOTO/ I bënë atentat në Greqi, 51-vjeçari i akuzuar për vrasje, kushëriri i Aleksandër Sadikajt që u ekzekutua me tritol në Tiranë

09:16, 10/08/2023
A+ Aa A-

Andrea Kalemi, i cili u qëllua me armë zjarri në Greqi, mësohet se është kushëriri i Aleksandër Sadaktijt që u ekzekutua me shpërthim të telekomanduar në Tiranë.

Në vendngjarje janë gjetur 14 gëzhoja plumbash.

Ndërkohë që biznesmeni Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi, 51 vjeç, po lufton me jetën në spitalin e Janinës pas atentatit të organizuar ndaj tij në ishullin Paxos, teksa pushonte me familjen. Ngjarja ka ndodhur në limanin e Lakkas, në ishullin Paxos. Pushuesit kanë dëgjuar disa të shtëna dhe kanë dalë e kanë gjetur të gjakosur 51- vjeçarin. Ai është transportuar drejt urgjencës për ndihëm e parë e më pas drejt Igumenicës për mjekim te specializuar.

Për shkak të gjendjes mjaft të rëndë shëndetësore, Kalemi është transportuar më pas ne Janinë. Policia greke dyshon se bëhet fjalë për një atentat për larje hesapesh dhe dyshon se atentatori është një shqiptar i ardhur nga Italia.

Kush është Andrea, Adriatik Kalemi

51 -vjeçari Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi, i plagosur në një atentat në Greqi nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Në vitin 2001 ai rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001. Në vitin 2017 ai është arrestuar në Tiranë sëbashku me 2 shtetas të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë E. V., i cili u dërgua në spital. Në vitin 2022 Kalemit i është vrarë me shpërthim eksplozivi djali i hallës, Aleksandër Sadikaj. Disa muaj më vonë, në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa si shënjë hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo dhe është në kërkim shoku tjetër Andreë Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco