Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Transportonin me 2 kamionë, dru të prera për zjarr/ Procedohen penalisht 2 persona

Transportonin me 2 kamionë, dru të prera për zjarr/ Procedohen penalisht 2 persona

15:56, 09/08/2023
A+ Aa A-

Dy raste të prerjes së kundërligjshme të pyjeve janë goditur në Pogradec.

Sipas njoftimit të policisë, u sekuestruan 33 m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës, si dhe 2 kamionët që shërbyen për t’i transportuar.    

Gjithashtu janë proceduar edhe 2 shtetas.

Njoftimi i policisë/ Pogradec

Konstatohen dhe goditen 2 raste të tjera të prerjes së kundërligjshme të pyjeve.    

Transportonin me kamionë, dru për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme, procedohen penalisht 2 shtetas.

Sekuestrohen 33 m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës, dhe 2 kamionët që shërbyen për t’i transportuar.    

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, gjatë patrullimeve të intensifikuara me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar dhe kanë goditur 2 raste të tjera të prerjes së kundërligjshme të pyjeve, raste për të cilat janë referuar materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-D. P., 54 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, pasi në aksin rrugor "Pogradec-Korçë", në Qafë Plloçë, u kap duke transportuar me një kamion tip "Benz", 15 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës;

-K. Sh., 35 vjeç, banues në Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, u kap duke transportuar me një kamion tip "Man", 18 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës.

Sasitë e druve dhe automjetet, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.   

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit: si prerje të paligjshme të drurëve, ndërtime pa leje, marrje të kundërligjshme të inerteve, shpërdorim të tokës, ndotje të saj, të ujërave apo të ajrit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë edhe gjatë natës, dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco