FOTO/ Ky është huligani kroat i dyshuar për vrasjen e tifozit grek

FOTO/ Ky është huligani kroat i dyshuar për vrasjen e tifozit grek

19:20, 08/08/2023
A+ Aa A-

Është arrestuar në kufirin e Kakavijës një kroat i cili dyshohet të ketë qenë pjesë e huliganëve që qëlluan për vdekje dje në Athinë 29-vjeçarin grek M.K., tifoz të AEK.

Ai udhëtonte me një autobus për në Shqipëri.

19-vjeçari i arrestuar është dërguar në policinë e Janinës për të verifikuar të dhënat e tij.

Ndërkohë bëhet e ditur se 7 kroatë të tjerë janë arrestuar në kufirin e Evzones me Maqedoninë e Veriut, në mjetin e tyre janë gjetur armë të ftohta dhe sende tifozësh të Dinamo Zagreb.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco