VIDEO/ Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu i shpallur në kërkim

VIDEO/ Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu i shpallur në kërkim

11:44, 08/08/2023
A+ Aa A-

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 25-vjeçarin me inicialet G.M., pasi ishte shpallur në kërkim për transportim të emigrantëve të paligjshëm.

I riu menjëherë sapo ka parë shërbimet e policisë ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte emigrantët, kundrejt pagesës 500 euro për person. Ndërkohë i riu është arrestuar pas ndërhyrjes së autoriteteve.Gjithashtu bëhet me dije se për këtë rast, dje, Policia e Gjirokastrës vuri në pranga shtetasit A. B. dhe A. K. që monitoronin duke lëvizur me automjet, aksin rrugor “Ura e Dragotit – Ura e Leklit”, përmes të cilit shtetasi G. M. transportonte emigrantët.

Lokalizohet dhe kapet 25-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 69”, pasi transportonte me automjet, kundrejt 500 eurove/person, 8 emigrantë.

Ditën e djeshme, Policia e Gjirokastrës vuri në pranga 2 bashkëpunëtorët e 25-vjeçarit, të cilët monitoronin rrugën ku kalonte automjeti me emigrantët, për të shmangur patrullat e Policisë.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve që ishin implikuar në një rast të transportimit të 8 emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, të goditur nga Policia e Gjirokastrës, më datë 23.07.2023, në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 69”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, kanë lokalizuar në Krujë, kapur dhe ndaluar shtetasin G. M., 25 vjeç, banues në Krujë.

25-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 23.07.2023, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Kodër”, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte, kundrejt pagesës 500 euro/person, 8 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu, për këtë rast, dje, Policia e Gjirokastrës vuri në pranga shtetasit A. B. dhe A. K. që monitoronin duke lëvizur me automjet, aksin rrugor “Ura e Dragotit – Ura e Leklit”, përmes të cilit shtetasi G. M. transportonte emigrantët.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco