Ky person kërkohet për vrasje: policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët

Ky person kërkohet për vrasje: policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët

08:09, 08/08/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të mundësuar arrestimin e një personi të kërkuar për vrasje. I kërkuari quhet Tush Frroku, 48 vjeç nga fshati Kosh-Istog i Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë njoftoi se “bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon kërkesën për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është Tush (Nue) Frroku i lindur me 25.06.1975 në fshati Kosh-Istog.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale “Vrasje”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco