Vrasësi i ndërtuesit në Vlorë, i punësuar në drejtorinë e doganave

Vrasësi i ndërtuesit në Vlorë, i punësuar në drejtorinë e doganave

20:49, 07/08/2023
A+ Aa A-

Rei Meta, autori i cili dhunoi për vdekje një 55-vjeçar sot në Vlorë, mësohet se është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta. Ndërkohë mësohet se i riu aktualisht është punonjës i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, në lagjen “Hajro Çakërri”, kur pas një konflikti me Armando Meshaun në një qendër interneti, e ka goditur këtë të fundit me grushte, e si pasojë 55-vjeçari ka humbur jetën.

Disa orë pas ngjarjes, Meta ra në prangat e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco