Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

 Kamioni del nga rruga në Përmet, benzi përplaset me një motorr në Vlorë

Kamioni del nga rruga në Përmet, benzi përplaset me një motorr në Vlorë

19:31, 07/08/2023
A+ Aa A-

Dy aksidente janë regjistruar para pak minutash në jug të vendit. Mësohet se një automjeti tip Benz me drejtues shtetasin A. I., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi M. M., 20 vjeç, me të cilin udhëtonte dhe një shtetas tjetër, të dy  banues në Novoselë.

Po ashtu në Përmet shtetasi E. D., 64 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit kamion, dhe për pasojë ky automjet ka dalë jashtë rruge.

Nga aksidenti, është dëmtuar 64-vjeçari, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tepelenës

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40 , në qëndër të fshatit “Novoselë”, automjeti tip Benz me drejtues shtetasin A. I., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi M. M., 20 vjeç, me të cilin udhëtonte dhe një shtetas tjetër, të dy  banues në Novoselë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar 20 vjeçari  dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në  Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Përmet/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Këlcyrë-Dragot”, në vendin e quajtur “Fusha e Dragotit”, shtetasi E. D., 64 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit kamion, dhe për pasojë ky automjet ka dalë jashtë rruge.

Nga aksidenti, është dëmtuar 64-vjeçari, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tepelenës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco